Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Rama ''merr'' prapë drejtimin. Kryeministri u kthehet mbledhjeve të qeverisë, deri sot firmoste Braçe

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 17:19 | Politikë
Rama ''merr'' prapë drejtimin. Kryeministri u kthehet

Duket se kryeministri Edi Rama nuk është prej atyre eprorëve që u jep kënaqësi firma e tij në akte apo dokumenta të ndryshme. Madje, ajo mungon edhe në vendime qeverie apo ligje të rëndësishme në mandatin e parë dhe të dytë.

Por, mungesat e kryeministrit janë shtuar ndjeshëm ndërsa po kërkon të marrë dhe një mandat të tretë për Partinë Socialiste. Mbledhjet e qeverisë mbahen një herë në javë dhe që prej 22 korrikut kryeministri vetëm të mërkurën e kësaj jave u rikthye në tryezën e mbledhjeve. Me një verifikim në faqen zyrtare të Kryeministrisë, konstatohet se në vendimet e Këshillit të Ministrave, firma e fundit e kryeministrit Edi Rama është në mbledhjen e qeverisë së datës 22 korrik.

Në mbledhjen pasuese e deri më 11 nëntor, në mungesë dhe me porosi të kryeministrit Edi Rama, ka firmosur numri dy i qeverisë, Erjon Braçe. Përgjatë këtyre javëve, janë miratuar pa firmën e të parit të qeverisë VKM të rëndësishme, si vendime për dhënien e ndihmës financiare për kategori të ndryshme të prekura nga Covid-19, për përdorimin e fondit të rindërtimit, rishpërndarje e fondit të buxhetit, emërime dhe shkarkime të zv/ministrave etj., apo edhe pr/ligje për taksat kombëtare, falja e gjobave në kohën e koronavirusit etj.

Përgjatë këtyre tre muajve, kryeministri ka zgjedhur që t’i dedikohet aktiviteteve jashtë tryezës qeveritare, fokusuar më shumë tek rindërtimi pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, me gjithë vonesat e tij.

Duke bashkëjetuar me armikun e padukshëm Covid-19 dhe me akuzat e opozitës për përkeqësim të situatës, kryeministri ka rikthyer jehonën e punës për pandeminë dhe gjendjen e spitaleve.

Ndoshta, kohën për mungesën në drejtimin e qeverisë ia ka marrë dhe axhenda si drejtues i OSBE. Duke qenë edhe kryetar i partisë që qeveris vendin, që prej shtatorit në axhendën e Edi Ramës kanë zënë vend takimet me tone të fushatës zgjedhore, kësaj here nën diçiturën “Deputeteti që duam” dhe inspektimeve infrastrukturore. 

Në ethet për të mos lëshuar karrigen kryeministrore, e di dhe se ku duhet goditur për të bërë qytetarët për vete.  

Edi Rama u rikthye në drejtim online të mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë, që përkon edhe me ditën e parë të ndalimit të aktiviteteve apo tubimeve partiake.   

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani