Shqipëria cinike në pjesën e parë, 3-1 ndaj Bjellorusisë

Cikalleshi 1100x620

U mbyll pjesa e parë, dhe Shqipëria po fiton 3-1 sfidën vendimtare për fitoren në grupin 4 i ligës C në Nations League.

Kuqezinjtë e teknikut Edi Reja bindën në sulm, ku shfrytëzuan të pothuajse të gjithë rastet e krijuara. Goli i parë erdhi nga një gol i bukur të Cikalleshit me kokë, pas një krosimi të Memollës.  Sulmuesi kavajas dyfishoi 7 minuta më vonë me penallti, pas një faulli ndaj Manajt të portierit bjellorus.

Miqtë shkurtuan rezultatin me Skavysh në minutën 35, pasi i iku Ismajlit, por në fund të pjesës së parë ishte Manaj që përfitoi duke i vënë sërish në distancë bjellorusët. Shqipëria për momentin gjendet në krye të klasifikimit.