Shtyhet sërish seanca ndaj Shullazit, procesi nuk zhvillohet nga viti 2018

shullazi 1 1100x620

Dështon seanca e radhës ndaj Emiliano Shullazit dhe 4 të bashkëpandehurve në Apelin e Posaçëm.

Shkak i shtyrjes është bërë mosparaqitja e avokatit të zgjedhur nga Blerim Shullazi dhe i avokatit kryesisht për Endrit Qyqen.

Procesi në fjalë nuk zhvillohet prej dhjetorit 2018 dhe numëron mbi 40 seanca të shtyra. Në fund të korrikut, Shullazi dhe grupi u izoluan në regjimin 41 Bis. Ne vitin 2018 të pandehurit e dosjes u dënuan me 55 vite burg në total.