Studimet: Imuniteti i koronavirusit mund të zgjasë edhe më shumë se gjashtë muaj

covid 2 1100x620

Imuniteti ndaj koronavirusit mund të zgjasë për të paktën gjashtë muaj, dhe ndoshta edhe shumë më gjatë, mbase edhe vite, kur merren në konsideratë të gjithë përbërësit e kujtesës imune të trupit, sugjerojnë studimet e hershme.

Dokumenti i botuar, të hënën, në serverin online biorxiv.org, duket se bie në kontradiktë me një tjetër studim që thoshte se imuniteti ndaj koronavirusit, zbehet me kalimin e kohës bazuar në matjet e antitrupave, ose përbërësve të proteinave të sistemit imunitar.

Megjithatë, studimi i ri përfshin analizimin e ndarjeve të shumta të kujtesës imune me kalimin e kohës si antitrupat, qelizat B dhe qelizat T, midis veçorive të tjera të kujtesës imune.

Studimi përfshiu 185 të rritur, të moshave 19 deri 81 vjeç, në Shtetet e Bashkuara të cilët ishin shëruar nga Covid-19. Shumica e të rriturve kishin sëmundje të lehtë.

Studiuesit nga Instituti për Imunologji La Jolla, Universiteti i Kalifornisë, San Diego dhe Shkolla e Mjekësisë Icahn në Mount Sinai, analizuan mostrat e gjakut nga të rriturit, të mbledhura në pika të ndryshme pas shfaqjes së simptomave, deri në më shumë se gjashtë muaj.

Në mostrat e gjakut, studiuesit ekzaminuan përbërësit e kujtesës imune. Ata zbuluan se antitrupat “ishin të qëndrueshëm” me vetëm “rënie modeste” që shfaqeshin në gjashtë deri në tetë muaj, por vunë në dukje se kishte rreth një diapazon 200-fish në nivelin e përgjigjeve të antitrupave tek të rriturit.

Studiuesit gjithashtu zbuluan se qelizat B u zbuluan në pothuajse të gjitha rastet e Covid-19 dhe duket se ka një rritje të qelizave B të kujtesës me kalimin e kohës.