Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Studimi australian: Kush konsumon vezë përditë, rrit me 60% mundësinë e diabetit

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 22:38 | Lifestyle
Studimi australian: Kush konsumon vezë përditë, rrit me 60%

Vezët janë prej mijëra vitesh një nga ushqimet më karakteristikë të përditshmërisë tonë.  Të ziera, të fërguara, omëletë, të “rrahura”, mënyrat për t’i shijuar janë nga më të ndryshmet.  Veza perceptohet si një ushqim i shëndetshëm, por sipas studiuesve australian të universitetit të Australisë së Jugut, është më mirë që me to mos të abuzohet, pasi mund të shkaktojnë pasoja të rënda.

Sipas studimit, të botuar në revistën “British Journal of Nutrition”, i kryer në bashkëpunim me Universitetin Mjekësor të Kinës dhe Universitetin e Katarit, një konsum ditor i një ose më shumë vezëve mund të rrisë deri në 60% mundësinë e diabetit.

Shkencëtarët kanë studiuar qindra raste pacientësh kinezë nga viti 1991 deri më tani, duke evidentuar që edhe një konsum më i reduktuar, rreth 40 gramë në ditë, por i zgjatur në kohë, e rrit probabilitetin e sëmundjes me 25%.    

Sipas tyre, rezultatet ishin më të theksuara te gratë sesa te meshkujt. “Për të mundur diabetin duhet të kemi një qasje që mos të përfshijë vetëm pjesën kërkimore, por edhe disa udhëzime që të drejtojnë publikun drejt stilit të jetesës së duhur”, deklaroi një nga autorët e studimit, doktoresha Ming Li.  

A2 CNN Livestream

Dita jonë