Vendimi i Komitetit Teknik të Ekspertëve, nesër nuk mbahet seanca e Kuvendit

BUXHETI KUVEND frame 0 1100x620

Kuvendi i Shqipërisë njofton se në bazë të vendimit të marrë një ditë më parë nga Komiteti i Ekspertëve, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, vendosi të mos zhvillojë seanca plenare që ishte parashikuar për ditën e enjte.

Në respekt të zbatimit të këtyre masave, Kryetari i Kuvendit i është drejtuar Komitetit Teknik të Ekspertëve dhe Ministres së Shëndetësisë për të bërë një interpretim lidhur me vazhdimin e seancave plenare të Kuvendit.

Aktualisht, puna në komisionet parlamentare do të vazhdojë online.

Një ditë më parë, Komiteti i Ekspertëve vendosi ndalimin e grumbullimit të më shumë se 10 personave në vende të hapura dhe të mbyllura, mbledhjet partiake si dhe konferencat apo ceremonitë mortore dhe martesore.