Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zhvillimet në Kosovë, Mediu takon Hotin: Pavarësia është fituar me sakrificën e mijëra dëshmorëve

Nga A2 CNN
18 Nëntor 2020, 12:05 | Politikë

Një delegacion i Partisë Republikane të Shqipërisë, i kryesuar nga kryetari Fatmir Mediu, zhvilluan takime me autoritetet më të larta të Prishtinës, ku është diskutuar mbi zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe nevoja e bashkëpunimit politik, mbas dërgimit në Hagë të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit.

“Duke ndarë bindjen e përbashkët për respektimin e drejtësisë, duket tashmë qartë që ka interesa të cilat duan ta përdorin këtë situatë për qëllime kundër shtetit të pavarur të Kosovës. Të gjithë ndanë mendimin se historia politike dhe lufta e popullit  të Kosovës për liri janë nën sulm, por ato nuk mund të zhbëhen. Pavarësia e Kosovës është fituar me sakrificën e mijëra dëshmorëve, me përkushtimin e patriotëve, sakrificën e popullit të Kosovës të cilët ndërtuan aleancës më të fuqishme në historinë tonë me SHBA, NATO, Britani dhe BE të bashkuar kundër regjimit gjenocidal të Miloshevicit dhe njerëzve te tij që, fatkeqësisht, janë ende në majat e pushtetit ne Beograd”, u shpreh Mediu.

Autoritetet e Kosovës shprehën edhe shqetësimin rreth zhvillimeve në Shqipëri dhe ndikimin e tyre mbi stabilitetin e Kosovës.

Mediu theksoi se shqiptarët kanë qenë një komb i unifikuar në përvojën e ndërtuar nën moton “Një Komb, një Qëndrim”, 22 vjet më parë, duke vendosur që asnjë interes politik apo pushteti nuk ka përparësi mbi interesin kombëtar, ku përfshihen interesat e Kosovës shtet i pavarur. “Ky qëndrim ka qenë historikisht vija e kuqe, e cila për fatin e keq është shkelur nga Tirana zyrtare e sotme, për interesa politike dhe keqpërdorimi që ajo po i bën situatës nuk ndihmojnë, por dëmtojnë Kosovën dhe përfaqësuesit që janë në Hagë. Fabrikimi i fakteve nga mazhoranca në Tiranë për interesa elektorale me akuza të qëllimshme, dëmtojnë Kosovën dhe të vërtetën sidomos në këtë kontekst të vështirë”.

Mediu vuri gjithashtu në dukje se Tirana zyrtare duhet të shmangë politikën paternaliste, që anashkalon institucionet demokratike të Kosovës, pasi kjo po dëmton interesat dhe të ardhmen jo vetëm të Kosovës, por edhe të Shqiptarëve në rajon.

A2 CNN Livestream

Dita jonë