A është i përgatitur sistemi ynë imunitar për të luftuar Covid-19? Eksperti shpjegon gjithçka në A2

Inxhinieri biomjekësor, Ermand Mertenika, ka shpjeguar në studion e A2 CNN se çfarë ndodh në organizmin e njeriut pas prekjes nga Covid-19 dhe sa i përgatitur është ai. Përmes ilustrimeve me foto, Mertenika theksoi se gjithçka nis nga qeliza dhe ADN-ja e çdo njeriu, për të përballuar virusin. Sipas tij, sistemi ynë imunitar mund ta mbajë nën kontroll Covid-19 për një farë kohe, kurse vaksina aktivizon sistemin imunitar për të dominuar Covid-19.

“Aktualisht sistemi ynë imunitar mund të krijojë barrierë balancimi, mund ta mbajë nën kontroll covid 19 për një farë kohe, kurse vaksina aktivizon sistemin imunitar për të dominuar Covid-19. Imuniteti mund të shkojë një vit, ose dy dhe ndryshon nga një njeri te tjetri. Materiali gjenetik i çdo personi është ndryshe. Çdo gjë fillon nga ADN-ja”.

Mertenika theksoi se imuniteti i tufës është një gur kilometrik që edhe Shqipëria do ta kalojë. Sipas tij, duhet të kalojë mbi 45% e popullsisë  që të arrihet imuniteti i tufës, ndërkohë që rrezja e infektimit është rritur potencialiteti i virusit ulet.

Jemi në një moment ku rrezja po rritet dhe potenciali i virusit ulet, sa më shumë infektohemi potenciali ulet. Duhet të kalojë mbi 45% e popullsisë për imunitetin e tufës. Rrezja e infektimit është rritur, potencialiteti i virusit ulet, pasi kemi më shumë të shëruar se viktima dhe viktimat janë më shumë me sëmundje bashkëshoqëruese”.