Adriatik Llalla zyrtarisht i pandehur për fshehje të pasurisë, i hiqet sekuestro e pronave

llalla 600x338

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të provojë ndjesinë e të qenurit i pandehuri në sallën e gjyqit. Gjykata e Posaçme kaloi në gjykim dosjen e tij. Tashmë ish-kreu i Prokurorisë Shqiptare do të gjykohet për “mosdeklarim të pasurisë” në tre raste, vepër që dënohet me gjobë deri në 3 vite burg.

Ish-prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla do të ulet në bankën e të akuzuarve në Gjykatën e Posaçme. Kjo gjykatë pranoi këtë të enjte kërkesën e SPAK për dërgimin në gjyq të dosjes së tij. Ish-kryeprokurori do të gjykohet për “fshehje dhe mosdeklarim të pasurisë”, kryer në tre raste, vepër për të cilën Kodi Penal parashikon dënim me gjobë deri në 3 vite burg. Ai dyshohet të mos ketë deklaruar një shumë prej 7400 dollarë të shpenzuara në SHBA, një shumë për ndërtimin e një banese, si edhe shpenzime të kryera në Gjermani.

Në të njëjtin vendim, gjyqtarja paraprake Irena Gjokavendosi të lirojë nga sekuestroja disa pasuri të tij, të bllokuara në nisje tëhetimit. Llalla nuk ishte i pranishëm në seancë. Ai u përfaqësua nga avokati, që kërkoi pushimin e akuzës. Hetimi ndaj Llallës nisi në 15 mars 2018 në Prokurorinë e Durrësit, por më pas u kalua për kompetencë tek ish-Krimet e Rënda.

Ai u dyshua për katër vepra penale, mes të cilave edhe “pastrim i parave” dhe “shpërdorim i detyrës”, por në përfundim të hetimit SPAK vlerësoi se ndaj tij provohej vetëm akuza e “mosdeklarimit të pasurisë”.

Pasi përfundoi mandatin e kryeprokurorit, Llalla dha dorëheqjen nga sistemi dhe nuk iu nënshtrua vetingut. Ndërsa Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli atë non grata duke i ndaluar atij dhe familjes hyrjen në SHBA.