Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Basha viziton fabrikën e letrës në Durrës: Do të nxjerrim vendin nga kriza ekonomike

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 12:13 | Politikë
Basha viziton fabrikën e letrës në Durrës: Do të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një vizitë në një fabrikë të përpunimit të letrës në Durrës, e cila është dhe një nga më të mëdhatë në Shqipëri në llojin e saj.

Pasi u njoh me problemet që ky sipërmarrës po has si pasojë e goditjes nga tërmeti dhe më pas nga pandemia, kryedemokrati Basha shpalosi edhe njëherë programin e partisë së tij për të ndihmuar biznesin prodhues.

Ai shtoi se me të ardhur në pushtet do të mbajë premtimin për taksën e sheshtë 9% si dhe do të ulë çmimin e naftës, i cili konsiderohet si ndër më të lartët në rajon dhe Europë.

“Për mua dhe Partinë Demokratike, prioriteti numër një dhe leva numër një për ta nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike është mbështetja e drejtpërdrejtë për sipërmarrjen. Mbetemi të vendosur për platformën dhe çmimin e naftës dhe të energjisë, konkurrent në rajon, dhe jo më të lartin siç është sot, të taksës së sheshtë 9% sa i përket biznesit prodhues, siç jeni ju.

Kemi propozuar për këdo që është hequr nga puna, t’u japim nga një 200 mijë lekë të vjetra në muaj me kushtin që t’i rimarrin në punë. Për kreditë që je i detyruar të marrësh, në qoftë se merr kredi për të paguar punëtorët gjithçka për sa i përket interesit paguhet nga shteti, pra do t’i marrësh me 0 interes”, tha Basha.

A2 CNN Livestream

Dita jonë