Biden drejt rekordit prej 80 mln votash, Trump: Në Pensilvani 20 mijë të vdekur në regjistrin zgjedhor

trump biden zgjedhjet amerikane 1100x620

Donald Trump u kthye për të denoncuar mashtrimin e pretenduar zgjedhor që ndodhi gjatë zgjedhjeve presidenciale të 3 nëntorit në SHBA. Presidenti në largim tha “provat e mashtrimit zgjedhor vazhdojnë të rriten”, duke raportuar se 20,000 të vdekur dhe mijëra të tjerë janë të pranishëm në të gjithë vendin në regjistrin zgjedhor të Pensilvanisë.

Në postimin e tij në Twitter kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë pretendoi artificialitetin e votave në favor të Joe Biden.

Joe Biden po përgatitet të arrijë pragun prej 80 milionë votash të marra gjatë zgjedhjeve të fundit presidenciale në SHBA. Një rekord ky sikurse edhe pjesëmarrja prej 65% e atyre me të drejtë vote në zgjedhje është një rekord, një shifër që nuk është regjistruar që nga viti 1908.

Ndërkaq shtete si Kalifornia dhe Nju Jorku ende nuk kanë mbaruar me numërimin e të gjitha fletëve të votimit.