Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

City rinovon me Pep Guardiolën, Messi edhe më pranë

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 15:54 | Futboll
City rinovon me Pep Guardiolën, Messi edhe më pranë

Zgjatet “martesa” mes Pep Guardiolës dhe Manchester City. Klubi anglez ka njoftuar rinovimin e kontratës me trajnerin spanjoll për dy sezone të tjera, me skandencë në qershor 2023.

“Që kur kam ardhur në Mançester jam ndjerë shumë mirë, si në klub, ashtu edhe në qytet. Kemi arritur shumë gjëra bashkë, kemi fituar ndeshje dhe trofe. Jemi krenarë për arritjet tona. Mbështjetja që kam pasur këtu është gjëja më e mirë që një trajner mund të ketë. Kam gjithçka që duhet për të bërë sa më mirë punën time. Jam i nderuar nga besimi që më ka dhënë klubi. Sfida jonë është që të vazhdojmë të përmirësohemi”, tha Guardiola për faqen zyrtare të Manchester City.

Rinovimi me Guardiolën është një provë tjetër që Leo Messi do të bashkohet me skuadrën angleze. Sipas “The Sun”, operacioni mund të mbyllet që në janar për 55-60 milionë euro.

A2 CNN Livestream

Dita jonë