Conte: Momentet e vështira që po kalon bota, cenojnë shëndetin mendor të qytetarëve

conte 1100x620

Momentet e vështira që po kalon bota, dhe sidomos Italia, nuk cenojnë vetëm ekonominë, por dhe shëndetin mendor të qytetarëve. Kjo është deklarata e bërë mbrëmë nga kryeministri Italian, Giuseppe Conte, para se të prezantonte planin e ri të masave për parandalimin e përhapjes së virusit.

“Kjo është një fazë mjaft e vështirë e historisë sonë, një moment shumë kompleks nga këndvështrimi ekonomik dhe shoqëror. Ekziston një shqetësim social dhe psikologjik që ka pllakosur jo vetëm qytetarët, por dhe operatorët ekonomik. Duhet të kemi parasysh se sa më shumë të përpiqemi për ta parandaluar, aq më shpejt do mund të kthejmë besimin se do do t’ia nisim nga e para”, përfundoi ai.

Italia regjistroi dje një tjetër rekord në rastet e reja teksa njoftoi mbi 34 mijë të tilla dhe 753 humbje jete.