Dënohet nga Gjykata e Posaçme pasi tentoi të korruptonte policin me 1000 lekë

ryshfet policise 1100x620

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi me 120 orë punë të detyrueshme në komunitet Vilson Meminin.

Ai u shpall fajtor për “korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë detyrë publike”.

Memini u mor si i pandehur nga SPAK, për tentativën e korruptimit të një efektivi policie duke i dhënë 1 mijë lekë të reja.