Fëmijët viktima të dhunës seksuale, Meta apel Kuvendit: Të miratohet sa më parë ligji për regjistrin e krimeve seksuale

126269840 3539745572738357 1448823958079494567 o 1100x620

Presidenti Ilir Meta i ka bërë apel Kuvendit që të miratojë sa më shpejt projektligjin për regjistrin e të dënuarve për krime seksuale, si përgjigje ndaj parandalimit të krimeve seksuale ndaj fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Në këtë kuadër, është urgjente të ndërmerren hapa konkrete për përmirësimin e menjëhershëm të politikave, në kuadrin ligjor, ndërgjegjësimit dhe të zbatohen modele të reja për mbrojtjen e fëmijëve”, shkruan Meta.

Sipas tij, Shqipëria ka problematika, barriera dhe mangësi në kapacitete për trajtimin profesional të krimeve seksuale te fëmijët dhe adoleshentët.

“Shërbimet shoqërore për fëmijët viktima të dhunës seksuale, si në nivel kombëtar ashtu edhe vendor, janë larg standardeve ndërkombëtare të kërkuara. Fëmijët janë e sotmja dhe e ardhmja jonë. Të gjithë e kemi për detyrë t’ju sigurojmë një fëmijëri të lumtur, të shëndetshme edhe të sigurt. Nga cilësia e fëmijërisë së tyre varet shumë e ardhmja europiane e atdheut tonë të përbashkët”.