Gjykata e Posaçme shtyn procesin ndaj 7 të akuzuarve për grabitjen e Rinasit

Grabitja Rinas 600x338

Gjykata e Posaçme nis me shtyrje procesin ndaj 7 të akuzuarve për grabitjen e Rinasit, ngjarje e ndodhur, më 9 prill të vitit 2019. Shkak i shtyrjes ishte mosplotësimi i trupit gjykues.

Ndaj të pandehurve, SPAK-u ka ngritur akuzë për “vjedhje me armë”, “armëmbajtje pa leje” dhe “grup i strukturuar kriminal”.

Të pandehur në këtë dosje janë Klement Çala, Eldi Çala, Oltion Veseli, Elton Pikli, Renaldo Sula dhe Alkond Bengasi.

Çështja kundër Ragip Hajdinit, i njohur si “daja nga Kosova”, u pushua pasi ndërroi jetë. SPAK ka cilësuar si kreun e grupit kriminal Admir Muratin që u vra ditën e grabitjes gjatë përplasjes me armë me policinë. Në kërkim vazhdon të jetë Talo Çela, për të cilin ka masë sigurie në mungesë.