Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Ilaçe me listë për Covid, në Korçë recetat zhysin në borxhe dhjetëra familje

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 13:32 | Aktualitet
Ilaçe me listë për Covid, në Korçë recetat

Ndërsa qeveria ka njoftuar rimbursim të ilaçeve për trajtimin e Covid, duke filluar nga janari, aktualisht janë me dhjetëra familje në qarkun e Korçës që janë detyruar të marrin ilaçe me listë.

Bëhet fjalë për ilaçe që trajtojnë sëmundjen pandemike të Covid-19 dhe që një pjesë e konsiderueshme e familjeve nuk kanë mundësi financiare për t’i paguar.

Familjet, përgjithësisht, vijnë nga shtresa e atyre qe trajtohen me ndihmë ekonomike dhe që jetojnë me 30-40 mijë lekë të vjetra ndihmë sociale. Nexhip Elmas tregon për A2 se ka nusen e djalit me simptoma Covid-i dhe se ilaçet i ka marrë borxh në farmaci, pasi janë me ndihmë ekonomike.

Ndërsa nëpër farmaci tashmë janë hapur listat e borxheve. Marsida Topçiu, farmaciste në Pogradec tregon se ka zgjedhur të tregohet humane për të ndihmuar qytetarët e prekur dhe se faturat e papaguara janë të pafundme.

Ndërkohë që situata është akoma më rëndë për ato familje apo persona me vështirësi ekonomike që përveç ilaçeve bazë, mund të kenë nevojë për një sërë analizash që kryhen vetëm te laboratorët privatë apo për pajisje të tjera, si oksimetër, oksigjen apo edhe për ilaçe të tjera akoma më të shtrenjta.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu