Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ishin nisur drejt Londrës, kapen 69 emigrantë shqiptarë në një anije

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 08:50 | Aktualitet
Ishin nisur drejt Londrës, kapen 69 emigrantë shqiptarë në

Një anije peshkimi me 69 emigrantë shqiptarë u bllokua nga roja bregdetare britanike. Sipas informacioneve të mundësuara nga gazeta “The Sun”, ata ishin të fshehur të gjithë në kurvertën e anijes dhe duke përfituar nga moti i keq, u nisën për një jetë ilegale në Britani.

Së bashku me emigrantët, policia ndaloi dhe ekuipazhin e anijes, të përbërë nga dy ukrainas dhe një letonez. Sipas medias britanike, ky është numri më i madh i emigrantëve i ndaluar ndonjëherë nga roja bregdetare në këtë formë.

Shqiptarët ishin nisur me anije nga Ostendi i Belgjikës, dhe sikurse njoftoi policia pas marrjes në pyetje do të kthehen mbrapsht në Shqipëri.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani