Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

“Kap ça të kapësh, çdo qindarkë për oligarkët”, PD: Rama e Veliaj u hoqën qytetarëve 4.1 mln euro për inceneratorin

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 18:34 | Politikë
“Kap ça të kapësh, çdo qindarkë për

Partia Demokratike ka denoncuar buxhetin 2021, pasi sipas saj është vënë në shërbim të aferave korruptive. Drejtori i kabinetit në PD Dorian Teliti akuzon kryeministrin Rama dhe kryebashkiakun Veliaj se u hoqën qytetarëve 4.1 milionë euro për t’ia shtuar 4.1 inceneratorit të Tiranës.

“Tri ditë më parë, në mënyrë tinëzare, në seancë plenare të Kuvendit ilegjitim, ku po diskutohej dhe miratohej nen për nen buxheti i vitit të ardhshëm, Edi Rama miratoi amendamentin e kërkuar nga Erjon Veliaj, për t’i dhënë këtij të fundit 4.1 milionë euro shtesë, vetëm për të financuar inceneratorin e Tiranës.

Ndonëse, në fillim të vitit u rritën nga 15% në 64% tarifat e pastrimit që paguajnë bizneset dhe qytetarët e Tiranës, përsëri para të tjera shtesë nga taksat tona shkojnë për këtë incenerator.

Nuk mjaftonin 8.2 milionë euro që ky projekt ka marrë vetëm gjatë këtyre muajve të pandemisë.

Nuk mjaftonin 24 milionë eurot që ka marrë ky projekt korruptiv, nga dita e nënshkrimit të kontratës e deri më sot. Babëzia e qeverisë edhe në muajt e fundit të saj nuk paska të sosur. Kap ça të kapësh, çdo qindarkë për oligarkët dhe me oligarkët", shprehet Teliti.

Sipas tij, Rama nuk ka para për të ndihmuar qytetarët në përballimin e pandemisë, apo për rritjen e testimeve, pasi paratë e taksave i çon për të financuar miqtë e qeverisë dhe kontratat koncesionare.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani