Kreu i Kishës greke infektohet nga koronavirusi

mitsotakis ieronymos 1100x620

Mediat greke raportojnë se kreu i Kishës së Greqisë, Ieronimos ka rezultuar pozitiv me koronavirus në testin e fundit që ka kryer.

Kleriku i lartë është shtruar në një spital të Athinës ku po mbahet nën kontroll nga mjekët dhe shfaq simptoma të mesme.

82-vjeçari, Ieronimos është kreu i Kishës në kombin e devotshëm prej 11 milionë banorësh që e identifikojnë veten si të krishterë ortodoksë grekë

Disa ditë më parë Ieronimos është takuar dhe me kryeministrin Kyriakos Mitsotakis, i cili ka kryer dy testime në 7 ditët e fundit dhe ka rezultuar negativ.