Kufizimet nuk ndalin përhapjen e koronavirusit në Greqi, më i prekur Selaniku

greece 1100x620

Pavarsisht masave parandaluese të marra nga Athina zyrtare për sa i takon pandemisë në Greqinë fqinje, asgjë nuk po e ndalon shtimin e rasteve të reja të raportuara në vend.

Vetëm dje u fol për mbi 3200 raste të reja dhe 60 viktima. Situata paraqitet më e rëndë në Greqinë Veriore, kryesisht në Selanik. Në këtë qytet, izolimi ka nisur më herët se në rajonet e tjera.

Për momentin në Greqi, që prej së hënës së kaluar janë mbyllur dhe shkollat, një masë e kundërshtuar gjerësisht në popull, por sikurse tha kryeministri Mitsotakis, duhet të sakrifikojmë diçka me qëllim që t’ia hedhim sa më shpejt.