Kulmi i pandemisë, Britania shton investimet në ushtri

Untitled collage 29 1100x620

Ndonëse shumë vende janë duke u përballur me një mungesë të theksuar fondesh për t’u përballuar me pandeminë e koronavirusit, një zhvillim i fundit në Britani i ka habitur të gjithë.

Kryeministri Johnson deklaroi një ditë më parë se do të prezantojë investimet më të mëdha në ushtri, të cilat nuk kanë ndodhur në 30 vitet e fundit. Këto investime nënkuptojnë 4 miliardë paund më shumë çdo vit, në 4 vitet e ardhshme.

Paratë do të financojnë projektet të mbrojtjes hapësinore dhe kibernetike, agjencinë për inteligjencën artificiale dhe sipas qeverisë do të krijojnë 40 mijë vende të reja pune.

Kryeministri Boris Johnson shtoi, gjithashtu, se kjo gjë do të ndihmojë dhe në rritjen në influencën globale të Mbretërisë së Bashkuar.

Aktualisht, Ministria e Mbrojtjes ka një buxhet 40 miliardë paunde në vit dhe me financimet e reja rritet me 10% çdo vit. Këto shpenzime ekstra ndodhen dhe në angazhimet e manifestos së vitit 2019 të konservatorëve.