Kur majmuni i egër të ndihmon me larjen e rrobave

Një grua në Indonezi ka kapur në kamera momentin e këndshëm kur një majmun i egër shihet ndërsa lan rrobat e saj me dorë.

Ayu Sarasyani kishte lënë një legen me rroba të palara dhe detergjent jashtë shtëpisë së saj në jug të provincës Kaimatan.

Kur ajo u kthye për të vijuar punët mbeti e çuditur kur gjeti që një majmun i egër me bisht të gjatë kishte ardhur në “ndihmë” dhe po i jepte një dorë me rrobat e palara.