Ndalimi i takimeve, si do të zhvillohet fushata elektorale?

Fushata për 25 prillin nisi shpejt, por po aq shpejt mbërriti dhe vala e dytë e koronavirusit. Teksa politika do të duhet t’u përshtatet rregullave pandemike, një fakt pranohet nga të gjithë: Kontakti njerëzor mbetet i pazëvendësueshëm.

Por, forcat kryesore me zyra të konsoliduara shtypi kanë menduar në avancë, ndërsa disa të tjerë e kanë të vështirë strategjinë e komunikimit online për të bërë zgjedhës për vete. Shifrat e Covid në rritje duket se nuk do i stepin politikanët të zhvillojnë takimet e tyre elektorale. Pavarësisht, rivalitetit të programeve, strategjia që do të ndiqet duket e njëjtë, takime të vogla dhe shumë teknologji.

Kjo të paktën deri në mars kur nis zyrtarisht fushata dhe njerëzit e partive shpresojnë të ketë përmirësim të situatës. Por, kur të mëdhenjtë e kanë tashmë të konsoliduar elektoratin e tyre, sa të lehtë e kanë të vegjëlit, që do të dalin për herë të parë me një parti të bindin për të marrë votat.