Ngadalëson qëllimisht telefonët e vjetër, Apple do të paguajë 113 milionë dollarë

apple 600x338

Gjiganti teknologjik Apple do të paguajë 113 milionë dollarë për të sheshuar akuzat se ka ngadalësuar iPhone-t e vjetër.

33 shtete në SHBA deklaroi se Apple e ka bërë këtë gjë qëllimisht për të detyruar përdoruesit e saj për të blerë një pajisje të re.

Miliona persona në botë u prekën në vitin 2016 kur modelet e telefonëve iPhone 6, 7 dhe SE u ngadalësuan, në një skandal që tashmë është pagëzuar me nofkën “batterygate”.

Apple refuzoi të komentonte akuzat, ndonëse më parë kishte pranuar se telefonët ishin ngadalësuar për të përmirësuar performancën e baterisë.