“Një përcaktim i ri për luksin”, Mercedesi prezanton limuzinën që do të rivalizojë Rolls-Royce dhe Bentley

Mercedesi ka prezantuar limuzinën e saj luksoze më të re, që do të rivalizojë fort me limuzinat e prodhuara nga Rolls-Royce dhe Bentley.

Maybach S-Class është ideuar për diplomatët dhe biznesmenët miliarderë që duan të udhëtojnë në luks dhe qetësi.

Ende nuk ka një çmim zyrtar për këtë supermjet, por vështirë që të kushtojë më pak se 200 000 euro.