Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Nuk heq dorë, Trump kërkon rinumërim të pjesshëm në një tjetër shtet

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 08:57 | Bota
Nuk heq dorë, Trump kërkon rinumërim të pjesshëm

Presidenti Donald Trump duket se nuk do të heqë dorë lehtësisht nga deklaratat e tij se në zgjedhjet e 3 nëntorit pati parregullsi të mëdha.

Pas rinumërimit të votave në Xhorxhia, ku parregullsitë e vogla të zbuluara, nuk sollën asnjë ndryshim të rezultatit, fushata e Trump do të kërkojë të njëjtën gjë, në një tjetër shtet.

Mësohet se kreu i Shtëpisë së Bardhë do të kërkojë rinumërim të pjesshëm të votave në shtetin e Winsconsi, ku rivali i tij Joe Biden është projektuar fitues me 20 mijë vota më shumë.

Fushata e Trump ka dyshime për parregullsi të paktën në dy rajone të këtij shteti, në Milwaukee dhe Dane.

Që ditën e parë pas zgjedhjeve Donald Trump ka bërë deklarata për mashtrime në zgjedhje dhe refuzon të nisë largimin nga pushteti. Rivali i tij Biden e akuzon atë për vonesa në tranzicion që po dëmtojnë përgjigjen ndaj pandemisë.

Mbështetësit e Trump kanë kontestuar rezultatin edhe në shumë shtete të tjera edhe pse zyrtarët zgjedhorë thonë se nuk ka prova për parregullsi.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani