Nuk kanë marrë pagat, futbollistët e Kukësit bojkotojnë stërvitjen

kukesi ne stervitje 1100x620

Futbollistët e Kukësit kanë bojkotuar stërvitjen e ditës së sotme, në shenjë proteste për pagën e padhënë të muajit të kaluar.

Lojtarët dolën në fushën e stërvitjes, ku qëndruan të ulur duke mos pranuar të zhvillonin seancën.

Kukësi i ka bërë një nisje të dobët kampionatit, me dy humbje në dy ndeshjet e para.

Rrogat e padhëna si edhe protesta rrezikojnë të ndërlikojnë ecurinë e skuadrës së Skënder Gegës.