Nuk u paraqitën në ndeshjen e Ligës së Kombeve, UEFA vendos: Rumani-Norvegji 3-0

haland 600x338

UEFA vendosi t’i akordojë humbjen 3-0 në tavolinë Norvegjisë për mosparaqitjen në ndeshjen e vlefshme për Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Përfaqësuesja nordike nuk u lejua nga autoritetet të udhëtonte drejt Rumanisë ditë më parë për shkak të një rastit të infektuar me koronavirus në radhët e lojtarëve, që është futbollisti i Galatasarai, Omar Elabdellaoui.

Për këtë arsye, Norvegjisë iu kushtëzua gara në dy ndeshjet e fundit të ligës së kombeve atje ku konkurronte me Austrinë për fitimin e grupit. Një pjesë e futbollistëve kanë publikuar një deklaratë ku thuhet se asgjë nuk ishte në dorën e tyre.