Pacolli: Haga po tradhton popullin e Kosovës, duhet përpjekje mbarëkombëtare e udhëhequr nga Shqipëria

Pacolli 1100x620

Ish-zëvendësministri kosovar, Begjet Pacolli, nëpërmjet një letre, i ka kërkuar kryeministrit shqiptar, Edi Rama, të udhëheqë një përpjekje mbarëkombëtare për të përgënjeshtruar teoritë e përfaqësuara nga raporti i Dick Marty-t, mbi krimet që, sipas tij, janë kryer nga UÇK-ja, gjatë luftës së Kosovës.  

“Dick Marty ishte rezultat i një dezinformimi dhe fushate politike të sponsorizuar nga Rusia dhe Serbia për të sulmuar pavarësinë e Kosovës dhe UÇK-në. Kjo kërkon një sfidim nga brenda Këshillit të Evropës (aty ku Shqipëria është anëtare) nga ku ka dalë raporti i Dick Marty-t. Na duhen veprime diplomatike të drejtuara nga Shqipëria, që do të kundërshtonin raportin e trilluar të Dick Marty në Këshillin e Evropës, por gjithashtu do të adresonin kërkesat për hetimin e krimeve të luftës që Serbia ka kryer në Kosovë”, thuhet në letrën e Pacollit.

Nëpërmjet një letre, i kam kërkuar kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama të drejtojë një përpjekje të gjerë kombëtare për…

Posted by Behgjet Pacolli on Thursday, November 19, 2020

Pacolli shton se, “Ne kemi krijuar institucionet që duhet të merren me drejtësinë, por drejtësia në Hagë po tradhton popullin e Kosovës, po përpiqet të japë amnistinë e krimeve serbe të luftës në Kosovë dhe po ndryshon pozicionin e viktimës me agresor”.