Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Pandemia koronavirus, vendet europiane ndryshojnë kufizimet

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 14:04 | Bota
Pandemia koronavirus, vendet europiane ndryshojnë kufizimet

Europa vijon të luftojë valën e dytë të pandemisë koronavirus, ndërsa rastet shtohen çdo ditë duke vendosur në vështirësi spitalet. Franca raportoi mbi 28 mijë infektime të reja në 24 orët e fundit, me një total prej mbi 2 milionë të prekurish.

Bilanci i viktimave shkoi në mbi 46 mijë. Lajmi i mirë është që numri i pacientëve të shtruar në spitale po ulet, bashkë me rastet kritike dhe nivelin e përhapjes së virusit. Një zëdhënës i qeverisë franceze tha se po planifikohet një ndryshim i kufizimeve pas datës 1 dhjetor.

Spanja raportoi 7 mijë raste të reja me Covid-19 në 24 orë, duke e çuar totalin në mbi 1.5 milionë. Që nga nisja e pandemisë 42 mijë njerëz kanë humbur jetën në këtë shtet. Ministria e Shëndetësisë tha se niveli i përhapjes në dy javët e fundit ishte rreth 0.5%. Gjithashtu, aprovoi një test të shpejtë për Covid-19.

Sistemi shëndetësor në Itali është në vështirësi, paralajmërojnë autoritetet. Rreth 42% e shtretërve në qendrat e terapisë intensive janë të zënë, pas përhapjes së lartë të koronavirusit në javët e fundit. Qeveria rishikoi listën e zonave të kuqe duke vendosur në të edhe rajonin e Abruzzo-s. Ky rajon i bashkohet dhe 7 të tjerëve, që prej javësh janë nën regjimin e kufizimeve strikte.

Austria hyri këtë javë në izolim total kombëtar, por vala e dytë ka prekur rëndë sistemin shëndetësor. Ndërsa Holanda zbuti masat kufizuese që u vendosën në fuqi dy javë më parë, duke rihapur muzetë dhe pishinat.

Ndërkohë, Gjermania shënoi sërish një rritje të rasteve të reja, ndërsa autoritetet përsëritën apelin për qytetarët që të respektojnë distancimin fizik dhe higjienën.

Përkundër, protestave Bundestagu aprovoi ligjin që fuqizon pushtetin e qeverisë së kancelares Angela Merkel, e cila tani mund të vendosë kufizime në nivel kombëtar për të luftuar valën e dytë të pandemisë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë