Pandemia, OBSH: Vala e dytë do të luftohet pa vaksina

215739708 7a88af4e a1ea 4fa2 be15 8ffe0f6d9def 600x338

Shumë kompani po japin lajme të mira nga dita në ditë në lidhje me vaksinat kundër koronavirusit që kanë krijuar, por deri në marrjen e autorizimit të plotë për përdorimin e tyre nga autoritetet përkatëse duhet ende kohë.

Për këtë arsye, OBSH bën thirrje që qeveritë e vendeve të botës dhe qytetarët duhet të tregojnë kujdes maksimal në këtë moment të pandemisë, që shumë e cilësojnë si valën e dytë të saj.

Sipas kreut për emergjencat në OBSH, vaksinat nuk do të vijnë në kohë për të luftuar valën e dytë dhe bota duhet të përballet pa to.

“Do të duhen ende 4-6 muaj përpara se të ketë nivele të mjaftueshme imunizimi kudo. Vaksinat nuk duhen parë si një porcion magjik”, u shpreh Michael Ryan.