Përplasje fizike mes deputetëve të LDK-së dhe Vetëvendosjes në seancën për të pagjeturit e luftës

MB SHERRI KOSOVE frame 668 1100x620

Kuvendi i Kosovës zhvilloi një seancë mjaft të tensionuar, ndërsa po diskutohej për çështjen e të pagjeturve të luftës. Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, u përplas fizikisht me deputetë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kjo erdhi pas një përplasjeje verbale mes zëvendëskryeministrit, Driton Selmanaj dhe ligjvënësve të partisë opozitare, të cilët i thanë atij se nuk kishte të drejtë të fliste për çështjen e të pagjeturve të luftës. Pas tensioneve, kryesuesja e seancës, Arbërie Nagavci, u bëri apel deputetëve për qetësi në sallë.

Ndërkohë, seanca ishte thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje si interpelancë ndaj kryeministrit, Avdullah Hoti, për dy pika të marrëveshjes me Serbinë të nënshkruar në Uashington, konkretisht për Liqenin e Ujmanit dhe personat e pagjetur të luftës.