Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Profili i Papa Françeskut, “like” fotos së modeles braziliane. Vatikani i kërkon shpjegime Instagramit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 21:40 | Lifestyle

Vatikani i ka kërkuar shpjegime Instagramit pasi profili zyrtar i Papa Françeskut i ka bërë “like” një fotoje të një modeleje braziliane shumë pak të veshur.

Më 13 nëntor pëlqimi ishte ende i dukshëm, ndërsa më 14 nëntor fotoja u bë “dislike”, sipas Catholic News Agency (CNA).

Modelja Natalia Garibotto, e cila ka 2,4 milionë ndjekës në Instagram, tha me shaka se Papa i ka “dhënë bekimin zyrtar” dhe shtoi se kjo nënkuptonte se “do të shkonte në Parajsë”.

Duke cituar burime pranë Zyrës së Shtypit të Vatikanit, CNA thotë se hetimi ka nisur për të kuptuar se si është bërë “like” ajo foto.

Rrjetet sociale të Papës menaxhohen nga një grup njerëzish dhe një zëdhënës i Vatikanit tha për “The Guardian” se përjashtohet çdo mundësi që pëlqimi i fotos të ketë ardhur nga vetë Ati i Shenjtë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë