Rekordet e reja “Guinness” të Harlem Globetrotters

Duke pasur më shumë kohë të lirë për shkak të pandemisë, disa nga pjesëtarët e Harlem Globetrotters perfeksionuan disa numra të rinj, duke vendosur madje edhe tri rekorde të futura tashmë në Librin e Rekordeve Guinness.

Dragon Taylor theu rekordin për kapjen e topit në rrotullim nga lartësia më e madhe, 6,1 metra. Kolegu i tij Wham Middleton theu një tjetër rekord duke realizuar koshin me shpinë nga distanca më e largët, 13,8 metra.

E si për t’i vënë kapak, Winston Broke theu një tjetër rekord, duke realizuar 62 zhonglime në formë tete në një minutë.

Me këta tri rekorde, Harlem Globetrotters – një skuadër që kombinon sportin dhe numrat akrobatikë prej gati një shekulli – ka tashmë 24 rekorde në Librin e Rekordeve Guinness.