Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Rimbursimi i barnave, testimi për Covid-19 zvarrit marrjen e ilaçeve falas

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 14:13 | Aktualitet
Rimbursimi i barnave, testimi për Covid-19 zvarrit marrjen e ilaçeve

Të marrësh ilaçet me rimbursim për trajtimin e koronavirusit në shtëpi nuk është aq e thjeshtë. Për qytetarët do të jetë po aq e lodhshme sa edhe pritja për marrjen e tamponit dhe dalja e përgjigjes. Vetëm pasi të kesh dalë pozitiv nga laboratori shtetëror mund të përfitosh ilaçet falas, por ndoshta atëherë nuk do të duhen më pasi je shëruar ose ke nevojë për trajtim spitalor.

Qeveria rimburson ilaçet për trajtimin e koronavirusit, por është e pamundur t’i përfitosh në kohë ose nuk mund t’i marrësh asnjëherë. E gjithë kjo për shkak të politikave të testimit, që tashmë do të diktojnë edhe rimbursimin e barnave.

Për të marrë ilaçet falas për trajtimin në shtëpi, personi me forma të lehta dhe mesatare të sëmundjes, detyrimisht duhet të jetë i konfirmuar pozitiv nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Por, deri më sot, personave me forma të lehta, ku hyjnë dhe asimptomatikët, nuk u bëhet tamponi.  

Por, edhe të dyshuarit me forma mesatare të Covid-19, deri në konfirmimin zyrtar të pozitivitetit, mund të jenë shëruar ose kanë nevojë për trajtim spitalor. E pyetur për këtë çështje nga A2, ministrja e Shëndetësisë foli për një zgjidhje ideale, por jo sa reale është: “Ne kemi një objektiv, të vendosur që në krye të herës, për kthimin e përgjigjeve brenda 72 orësh maksimumi. Objektivi është që të kemi një kohë sa më të shpejtë për marrjen e përgjigjes”.

Sipas Manastirliut, rimbursimi i barnave për trajtimin e pacientëve në kushtet e shtëpisë nisi menjëherë dhe do të mbulohet nga fondet e alokuara në fillim të pandemisë.

Në lidhje me debatet dhe zërat brenda mjekëve për numër më të lartë të humbjeve të jetës nga sa raportohet, ministrja Manastirliu deklaroi se shifrat e fataliteteve dalin nga spitalet Covid, sipas protokolleve të tyre.   

https://a2news.com/2020/11/19/situata-me-pandemine-manastirliu-kemi-incidencen-dhe-numrin-me-te-ulet-te-fataliteteve-ne-rajon/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli