Situata me pandeminë, Manastirliu: Kemi incidencën dhe numrin më të ulët të fataliteteve në rajon

Koronavirusi ne shqiperi tamponet ogerta manastirliu masat e reja rastet 1100x620

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu mbajti konferencën e përjavshme për shtyp në lidhje me situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit në vendin tonë.

Pasi bëri një rezyme që nga nisja e rasteve të para me Covid, Manastirliu u shpreh se pavarësisht rritjes së rasteve në javët e fundit, Shqipëria vijon të ketë incidencën dhe numrin e fataliteteve më të ulët në rajon dhe Europë.

“Aktualisht kemi të konfirmuar me Covid, 29 837 raste duke prodhuar një incidencë 1042 raste për 100 mijë banorë. Kjo është më ulëta në rajon dhe Europë. Shtimi i rasteve të konfirmuara ka shkaktuar dhe një rritje të mesatares së rasteve javore. Është rritur dhe numri i rasteve aktive që tashmë janë mbi 14 mijë. Kemi 646 humbje jete. Është më e ulëta në rajon.

Në këtë javë kemi pasur një numër të madh fatalitetesh që janë grupmosha mbi 65 vjeç. Kemi 420 shtretër të zënë në struktura spitalore. Ndërkohë që Covid-4 është gati nëse 3 strukturat e para plotësohen. Vlerësoj punën e mjekëve dhe infermierëve që janë përfshirë maksimalisht në mbështetjen e ruajtjen e çdo qytetari”, tha Manastirliu.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 17 viktima në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 795 raste në 24 orët e fundit
  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, 388 të shëruar në 24 orët e fundit