Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Të papunët nga Covid-19, 2 mijë persona humbën vendin e punës deri në fund të shtatorit

Nga A2 CNN
19 Nëntor 2020, 12:08 | Ekonomi
Të papunët nga Covid-19, 2 mijë persona humbën vendin e

Pandemia e ka goditur jo pak tregun e punës në Shqipëri. Me mijëra ishin ata që humbën vendet e punës gjatë karantinës, duke përfshirë këtu ata që punojnë në të zezë.

Të dhënat e fundit të Ministrisë së Financave për ecurinë e punësimit, tregojnë se diferenca midis numrit të të punësuarve nga muaji shkurt, pra muaji i fundit para se të niste pandemia në vend, deri në fund të shtatorit, është vetëm 2 mijë persona. Pra kjo është shifra e vendeve të punës të humbura nga Covid-19, në pjesën formale të tregut të punës.

Por, jo të gjithë ata që kanë humbur punët janë rikthyer në të njëjtin sektor të ekonomisë. Kështu në prodhim sot ka 5 mijë të punësuar më pak, ashtu sikurse në sektorin e shërbimeve, ku ka 1 mijë të punësuar më pak.

Një pjesë e këtyre vendeve të punës kanë kaluar në ndërtim, sektori që do të mbajë edhe peshën kryesore të rritjes së punësimit, për shkak të programit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë