Tërheqja e trupave amerikane, Stoltenberg: Misioni i NATO-s në Afganistan vijon

174629683 9876c39c 8d4b 47ab be95 f787ad47b974 600x338

Nuk është pritur mirë nga shumë vende aleate të NATO-s vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për të tërhequr trupa të tjerë nga misionet në Afganistan dhe Irak.

Për këtë çështje, reagoi dhe sekretari i Përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg, i cili përmes një postimi në Twitter deklaroi se misioni në Afganistan do të vijojë.

“Mbështesim procesin e paqes në Afganistan dhe në këtë kontekst do të vijojmë të kalibrojmë prezencën tonë në këtë vend. Do të vazhdojmë të këshillojmë, asistojmë forcat afgane në luftën e tyre kundër terrorizmit ndërkombëtar edhe pas uljes së numrit të forcave amerikane”, shkruan Stoltenberg.

Pentagoni njoftoi pak ditë më parë se do të tërheqë dhe 2500 trupa të tjera amerikane nga Iraku dhe Afganistani përpara se presidenti Trump të largohet nga detyra.