Trajneri me koronavirus ndjek stërvitjen me anë të dronit

Ibrahimovic dron milan pioli me koronavirus milanello 1100x620

Në prag të një ndeshje mjaft të rëndësishme në Serie A, si ajo ndaj Napolit ditën e diel, te Milani situata nuk është aspak e qetë sa i përket koronavirusit, i cili ka prekur stafin teknik.

Pas trajnerit Pioli, klubi konfirmoi pozitiv edhe zëvendësin e tij Giacomo Murelli dhe në sfidën e fundjavës, kuqezinjtë pritet të kenë në stol ish-mbrojtësin Daniele Bonera.

Megjithatë, edhe pse në një situatë të tillë, sërish trajneri Pioli nuk ka qëndruar pasiv. Edhe pse të mërkurën në Milanello ishin vetëm 10 lojtarë, sërish stërvitja e tyre u ndoq nga trajneri me anë të një droni, i cili filmonte gjatë gjithë kohës stërvitjen.

Në mbyllje të seancës stërvitore, Ibra dhe lojtarët e tjerë rezervuan edhe një përshëndetje speciale për trajnerin e infektuar.