U filmua nga anija oqeanografike, pamja e vetme e meteorit që shndriti natën

Pamjet e kamerave statike që monitorojnë 24 orë aktivitetin e një anije hulumtuese australiane, kanë kapur pamjet e vetme ekzistuese të një meteori që për pak sekonda e bëri ditë natën, në detin e Tasmanisë.

Anija po kryente studime oqeanografike, pra duke u përqendruar në thellësitë e tejskajshme të oqeanit, por në të vërtetë “mrekullia” po ndodhte sipër kokave të tyre.

Meteori kaloi pikërisht përballë anijes, dhe më pas u zhduk. Kishte një dritë të pabesueshme”, deklaroi John Hopper, që ndodhej në mjetin lundrues në atë moment.

Pak ditë më parë, një meteor tjetër, me dimensione më të mëdha se ai në video, për pak sa nuk goditi planetin tonë, duke kaluar rreth 400 kilometra nga toka. Një distancë që në terma astronomike, është pothuajse një milimetër i përditshmërisë sonë.