Atentat i dështuar me armë zjarri në Bulqizë, Policia identifikon autorin

BULQIZAAA 600x338

Policia ka identifikuar dhe ka shpallur në kërkim autorin e dyshuar të ngjarjes së ndodhur rreth orës 14.30, në një segment të rrugës së Arbrit në Bulqizë. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale B. Z, i cili duke drejtuar automjetin e tij në lëvizje e sipër ka parakaluar dhe më pas ka goditur automjetin tip ‘Land Rover’, ku lëviznin dy kushërinjtë me iniciale E. T., dhe Sh. T., dhe më pas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri drejt  automjetit.

Sipas Policisë nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar. Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur për konflikte të tyre të mëparshme.

Deri tani shërbimet e policisë kanë bërë të mundur gjetjen e automjetit të përdorur nga shtetasi B. Z.

Vijon krehja e zonës për kapjen e tij.