Dhurata e Ibrahimovic për të gjithë lojtarët e Milanit

ibrahimovic 600x338

Babagjyshi ka ardhur më herët këtë vit për futbollistët e Milanit. Zlatan Ibrahimovic ka treguar edhe një herë tjetër bujarinë e tij duke u dhuruar të gjithë shokëve të skuadrës një PlayStation 5, që në ditën e parë të daljes në treg të konsolës së re të Sony-t.

Sulmuesi suedez ka treguar edhe një herë tjetër se është lider si brenda, ashtu edhe jashtë fushës.

Castillejo dhe Mussacchio e kanë falenderuar nëpër profilet respektive në rrjetet sociale 39-vjeçarin, i cili po përjeton një rini të dytë me fanelën kuqezi.

Ibra ka shënuar 8 gola në 5 ndeshjet që ka luajtur në Serinë A, duke e renditur Milanin në vendin e parë të klasifikimit pas 7 ndeshjesh të zhvilluara në kampionatin italian.