Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak shpreson në bashkëpunim më të mirë me SHBA

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 13:44 | Kosova
Dialogu Kosovë-Serbi, Lajçak shpreson në bashkëpunim

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë shpreson në një bashkërendim më të mirë mes Brukselit dhe Uashingtonit lidhur me Ballkanin perëndimor, me ardhjen në fuqitë administratës së re amerikane.

“Me zgjedhjen e një presidenti të ri dhe administratës, ne presim që të kthehemi në pozicionin shumë të mirë të bashkëpunimit me partnerët tanë të SHBA, në të mirë të vendeve dhe popujve të rajonit.”

Gjatë një diskutimi virtual të organizuar nga shkolla e studimeve të avancuara ndërkombëtare të Universitetit John Hopkins, Lajçak e cilësoi si tejet të rëndësishëm bashkëpunimin për të mundësuar normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë dhe tha se deri më tani, në rajon ka pasur skepticizëm mbi ato që duken si qëndrime të ndryshme nga BE dhe SHBA.

Sipas Lajçak, çdo marrëveshje që mund të arrihet mes palëve duhet “të jetë e bazuar në parimet dhe vlerat evropiane".

 “Si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën, dialogu është çelësi për të ardhmen e Bashkimit Evropian”, ishin fjalët e tij.

 I dërguari i posaçëm i BE- pranoi se të dyja palët e interpretojnë ndryshe normalizimin, me Kosovën që kërkon njohje të  plotë dhe Serbinë që pyet se çfarë do të marrë në këmbim.

“Nuk është e lehtë sepse kemi të bëjmë me çështje të shtetësisë, identitetit dhe askush nuk dëshiron të dalë si humbës, por interesi ynë nuk është të kemi një fitues dhe një humbës. Interesi ynë është që të gjithë të fitojnë në këtë proces”.

Megjithatë, ai qartëson se nuk është dakord me filozofinë se duhet të pranojnë gjithçka për të cilën palët bien dakord. Një alternativë që nuk i plotësonte kushtet sipas tij, ishte ajo e shkëmbimit të territoreve.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani