Digjet tërësisht banesa në qendër të Korçës

Një banesë e vjetër është përfshirë nga zjarri, mbrëmjen e sotme në Korçë. Banesa dykatëshe është duke i djegur tërësisht. Nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit sapo kanë mbërritur në zonë.

Vendngjarja sipas burimeve ndodhet pas katedrales, në qendër të Korçës. Nga zjarri në banesë nuk ka persona të lënduar.

Zjarri në banesë dyshohet nga pakundesia e familjes që jeton në të. Autoritetet po hetojnë për shkaqet e zjarrit, por mendohet se ka marrë flakë oxhaku i banesës dhe më pas e gjithë godina.

Në të jeton një person i cili sipas dëshmive vuan nga probleme mendore, dhe gjatë ditës kërkon lëmoshë në rrugë.