Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Eksploziv një objekti në ndërtim në Lezhë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 08:37 | Kronikë
Eksploziv një objekti në ndërtim në Lezhë

Një sasi e vogël eksplozivi ka shpërthyer, mbrëmjen e djeshme, në një objekt në ndërtim në rrugën e Shëngjinit në Lezhë, pa shkaktuar të lënduar.

Lënda shpërthyese i është vendosur objektit në pronësi të shtetasit L.Gj. duke shkaktuar vetëm dëme të vogla materiale.

Menjëherë, në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku vijojnë veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

A2 CNN Livestream

Dita jonë