Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Finalet dhe biletat e Botërorit, mënyra se si funksionon Liga e Kombeve

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 11:30 | Futboll
Finalet dhe biletat e Botërorit, mënyra se si funksionon Liga e

Italia, Belgjika, Spanja dhe Franca janë skuadrat që do të luftojnë këtë edicion të Ligës së Kombeve për trofeun dhe për të shkurorëzuar Portugalinë kampione.

Ndërsa turneu i dha fund fazës së grupeve, këto 4 përfaqësuese i drejtohen fazës finale dhe mënyrën se si do të përballen do përcaktojë shorti, i cili do të hidhet në datën 3 dhjetor.

Ndryshe nga edicioni i kaluar, ku Liga e Kombeve lidhej drejtpërdrejt me Kampionatin Europian dhe siguronte 4 bileta për në fazën e grupeve, ky edicion shërben në funksion të Kampionatit Botëror.

Dy skuadrat që kanë arritur të grumbullojnë më shumë pikë nga grupet, do t’i bashkohen në “play off” 10 vendeve të dyta më të mira që do të dalin në përfundim të eliminatoreve të Botërorit, ndeshje të cilat zhvillohen të gjitha vitin e ardhshëm.

Duke qenë se “play off”-i i Botërorit ka ndryshuar dhe funksionon me dy faza me eliminim direkt, këto 12 skuadra do të prodhojnë 6 çifte, më pas 3, nga ku do të dalin 3 skuadra fituese. Këto 3 përfaqësuese do të kenë në duar biletën e grupeve, të cilat së bashku me 10 të parat që kualifikohen nëpërmjet eliminatoreve do të plotësojnë 13 vendet që pranon Kupa e Botës nga kontinenti Europian.

Duke qenë se kombëtaret e mëdha kanë probabilitet të lartë që kualifikimin në Botëror ta sigurojnë nëpërmjet kualifikueseve, Liga e Kombeve është një shans i mirë për skuadra si Sllovenia, Uellsi, apo Austria, të cilat kanë grumbulluar më shumë pikë gjatë këtij edicioni të Ligës.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani