Fshehja e viktimave, Basha: Prokuroria të sekuestrojë urgjentisht provat në morg

basha 5 1100x620

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të sekuestrojë urgjentisht provat në morgun e Tiranës, i pyetur në lidhje me denoncimin e një dite më parë për fshehje të numrit të viktimave. Ai thekson se dokumentet janë siguruar nga personeli me integritet shëndetësor dhe se askush nuk duhet të vërë në diskutim vërtetësinë e tyre. Sipas tij, Rama po manipulon provat.

“I kam bërë thirrje Prokurorisë të sekuestrojë urgjentisht provat në morgun e Tiranës. Denoncimi është i ardhur nga personeli me integritet shëndetësor që nuk kam ndërmend ta publikoj këtu. Çfarë pret Prokuroria që nuk nis hetimin, që të manipulohen të dhënat? Po merr kohë që të manipulojë të dhënat. Pse i duhet deri nesër Edi Ramës deri nesër për të dalë në konferencë për shtyp përveç se për të falsifikuar dokumentat. Ky është një lajm shokues fshehja e vdekjeve tronditëse për çdo shqiptar, është përgjegjësi politike. Duke fshehur numrin e viktimave ke fshehur përgjegjësinë për mosmarrjen e masave. Shqipëria, vendi me testime më të ulëta dhe me spitale COVID pa pajisje, medikamente dhe mjete mbrojtëse për mjekët”.