Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjobitet se doli nga shtëpia gjatë karantinës, është i pastrehë

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 21:49 | Lifestyle
Gjobitet se doli nga shtëpia gjatë karantinës, është i

Një i pastrehë në Itali është gjobitur pasi gjatë karantinës ka dalë nga… shtëpia. 63-vjeçari me emrin Pasquale është ndëshkuar me 280 euro gjobë në 19 nëntor nga Policia e Komos, për shkelje të masave antikoronavirus.

Efektivët e panë të moshuarin në qendër të qytetit, aty ku ai kishte zënë vend, dhe e gjobitën. Edhe pse zyrtarisht ka shtëpi, Pasquale Giudice ka 10 vite që jeton në rrugë dhe e mban frymën gjallë duke kërkuar lëmoshë.

Angelo Orsenigo, këshilltari rajonal i demokratëve në Komo, e konsideroi masën ndëshkuese “qesharake dhe mizore”.

“Është qesharake dhe mizore që të ndëshkohet një person që nuk ka se ku të futet për të respektuar karantinën. I kërkoj autoriteteve që ta tërheqin gjobën jo vetëm sepse është e pamundur që të paguhet nga i moshuari, por edhe për faktin se përforcon përshtypjen se Komo dhe institucionet e tij nuk kanë mëshirë për të varfërit në një moment kaq të vështirë që po kalojmë”, u shpreh Orsenigo.

A2 CNN Livestream

Dita jonë