Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Hetimet për pasojat e tërmetit, Prokuroria dërgon për gjykim 16 të pandehur

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 13:39 | Aktualitet
Hetimet për pasojat e tërmetit, Prokuroria dërgon për gjykim

Një vit pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit, që preku Qarkun e Durrësit, Prokuroria e këtij rrethi ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 16 persona, të akuzuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në projektim, ndërtim, zbatim dhe verifikim kanë sjellë për pasojë shembjen e të paktën 7 ndërtesave ku humbën jetën 23 persona.

Sipas Prokurorisë, pavarësisht shkallës së lartë të tërmetit, objektet duhej të siguronin qëndrueshmërinë e tyre fizike dhe jo të shembeshin.

Në hetimin e kësaj dosje, grupi i hetimit në Prokurorinë e Durrësit u asistua nga ekspertiza dhe eksperienca e disa prokurorëve italianë, të cilët kanë hetuar raste të ngjashme në zonën e Akuilës, ku në vitin 2009 u shembën dhjetëra ndërtesa nga tërmeti, duke shkaktuar shumë viktima.

A2 CNN Livestream

Dita jonë